All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Wednesday, 26 November 2008

Blerta Syla: Kam Vozitur Deri 200 Km Ne Ore!

Blerta Syla Aktore Kosovare
/photo public domain/

Interviste me aktoren e mirenjohur, Blerta Syla
Ju rrefej dashurine time ndaj veturave

Aktorja kosovare, Blerta Syla, deri me tash ka realizuar disa role ne film dhe teater. Se fundi ajo po merr pjese ne serine shume te popullarizuar "Familja moderne". Kesaj radhe, Blerta flet per pasionin e saj per vetura. Tregon se si eshte ndier kur per here te pare eshte gjendur para timonit. I ka mbetur ne mendje vetura "Opel Corsa", e cila ka qene vetura e pare qe ka pasur aktorja Blerta Syla. Tash ajo eshte duke vozitur veture te tipit "Toyota yaris".

"Kosova Sot": Si femije, kur e keni pare per here pare ndonje veture qe ju e mbani mend?
Blerta Syla: Si te vogla, une dhe motra ime, Dafina, jemi rritur me lodra, sikur cdo femije tjeter. Kishim shume lodra nga me te ndryshmet. Une isha ajo qe beja parking te gjate me vetura lodra, duke i renditur me kujdes nga ato me te voglat e deri te kamionet e medhenj. Gezimi me i madh per mua ishte kur vargut te gjate te veturave lodra i shtoheshin here pas here edhe vetura te reja qe nuk gjendeshin ne dyqanet tona, e qe mi blinte babi ne udhetimet e tija zyrtare jashte shtetit. Pelqeja ato vetura qe u hapeshin dyert dhe bagazhi. Rrija me ore te tera duke i studiuar gjate derisa nuk me mbetej ne dore ndonje dere a rrote. Kisha nje veture loder te madhe qe e ngisja shkujdesur neper shtepi, kur filloi te me prishej ia hiqja timonin dhe beja rrathe neper shtepi e lagje. Kur u rrita pak me shoket dhe shoqet e lagjes rrinim me ore te tera ne "Luna park", ngisnim vetura te vogla te ndryshme me lloj-lloj ngjyrash. Ishte kenaqesi ne vete kur arrija t'u shmangesha ndeshjeve zinxhire brenda asaj hapesire, ku me shume deshire i ngisnim ato veturat e vogla e me ngjyra.

Vetura qe e ngas eshte "Toyota Yaris"

"Kosova Sot": Kur ka qene kontakti juaj i pare me timonin?
Blerta Syla: Vozitja ime e pare ka qene me veturen e autoshkolles, kur fillova te beje praktiken per patente shofer. Vozitja e pare nuk ishte e keqe.

Toyota Yaris e Blertes kishe

"Kosova Sot": Cfare veture vozisni?
Blerta Syla: Tani ngas veturen e tipit "Toyota Yaris", ngjyre hiri. Eshte mjaft veture e shpejte dhe e pershtatshme per parkim kudo. Eshte e lehte ne vozitje dhe e shpejt.

"Kosova Sot": Cfare lloj veturash preferoni te vozisni?
Blerta Syla: Nuk kam ndonje te preferuar, por me pelqejne veturat e shpejta.

"Kosova Sot": Cila prej veturave qe keni pasur ju mbetet ne mendje?
Blerta Syla: Vetura ime e pare ka qene nje "Opel Corsa", ngjyre e kalter e erret, e cila me sherbeu sidomos sa isha ne studime dhe me ka mbetur ne mendje. Pastaj bleva nje veture te tipit "Fiat tipo", ngjyre e bardhe, te cilen e kam vozitur gjate.

"Kosova Sot": Cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
Blerta Syla: Shumaherin.

"Kosova Sot": A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Blerta Syla: Jashte shtetit dal shpesh me veture per punet e mia profesionale.

Rruget e ngushta, hall me parkingun

"Kosova Sot": Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Blerta Syla: Pa dyshim se te ne rruget jane shume te ngushta dhe ky eshte problem qe e kemi qe disa vjet. Pastaj qyteti yne dita-dites po rritet. Rruget e ngushta te qytetit me zor po e perballojne kaosin ne trafik. Nuk do te ishte keq t'i perdornim me pak veturat, keshtu do te mberrinim me kohe ne pune, pa nervozen dhe hallin e parkingut.

"Kosova Sot": Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Blerta Syla: Kam vozitur deri ne 200 km ne ore. Me pelqen ta ngas veturen shpejt, por kuptohet ne rruge te pershtatshme.

"Kosova Sot": A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Blerta Syla: Kam pasur disa denime per shpejtesi, por edhe me kane falur shume here, sepse nuk kam pasur shume pervoje te cilen me kohe e kam fituar dhe bashke me te edhe sigurine ne komunikacion. Mjafton t'i respektosh rregullat e komunikacionit dhe keshtu u shmangesh problemeve.

"Kosova Sot": Sa aksidente keni pasur deri me tash dhe kush ka qene fajtor?
Blerta Syla: Kam pasur disa aksidente ne fillim, por te vogla, here me fajin tim, here me fajin e te tjereve. /besir zyberi/kosova sot/26.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online