All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Thursday, 20 November 2008

"VIP"-at Qe Ende Jetojne Me Nanen e Baben

VIPat e Varur nga Prinderit
/photo gazeta express/

Prane gjirit

Shumica e kengetareve, sidomos ata te hip hop skenes, por edhe te tjeret, vazhdojne te jetojne me prinderit e tyre. Ata vazhdojne t’i zgjojne prinderit e tyre nga gjumi, kur i harrojne celesat e shtepise. Lexoni emrat e atyre qe jetojne ne gjirin familjar...

Nga rimat qe ata i qesin ne leter menjehere krijohet nje mendim se njerez me te pavarur se ta nuk ka. Kenget e tyre, nese perkthehen ne realitet, atehere me te vertet bartin pak anarki, pak droge e alkool e si specialitet krejt ne fund jane femrat, si krem ne torte. Nje shumice e kengetareve tane, posacerisht ata qe i perkasin zhanrit hip – hop, vazhdojne te mbesin shume te lidhur me familjet e tyre.

A eshte menyra e jeteses se tyre sikur ajo qe pershkruhet ne kenge apo ajo dallon drastikisht ne jeten private?

Sipas te gjitha gjasave, qendron kjo e fundit. Por, mund te ndodhe qe nje pjese e kengetareve kosovare ne menyre te fshehte marrin banesa te ndryshme me qira dhe se prej aty ndodh te vjen frymezimi. Si frymezim mund te jene edhe hotelet ne magjistralen Prishtine – Ferizaj apo malet e Rugoves ose Prevalles. Apo ata vazhdojne te jene “zogjte e nates” qe trokasin diku kah mengjesi duke i zgjuar prinderit e tyre, sepse i kane harruar celesat e shtepise ku jetojne.

HIP HOP SKENA

Keshtu, burime te ndryshme te “Express” afer disa repereve tregojne se djemte e hip-hop bendit KAOS, Vigani dhe Lumi vazhdojne te jene ata te cilet jetojne me prinderit e tyre. Nje lidhje te forte me familjet e tyre vazhdojne ta mbajne edhe bashkemoshataret e tyre nga “SkillzLedri dhe Visari. Me nje “problem” te tille po ballafaqohet edhe reperi Lyrical Son, i cili ende jeton me prinderit. “Me te shpise” vazhdojne te jetojne edhe djemte e “Etno Engjujve”, Milot Hasangjekaj dhe Genc Prelvukaj. Madje nese e keni verejtur, Hasangjekaj pak apo fare ne video spote e gjen afer nje femre. Thuhet se Hasangjekaj eshte prane marteses. Prane gjirit familjar jeton edhe njeriu i pare i “Baba Record”, Getoar Selimi. Selimi jeton me nenen dhe vellane. Edhe kolegu i tij, Agon Sylejmani vazhdon te jetoje me prinderit e tij dhe vellezerit.

Rendi i atyre repereve qe jetojne ne gjirin familjar, e qe i kendojne rruges, problemeve sociale e shume e cka tjeter, eshte edhe me i gjate sesa qe ne prezantuam. Ajo qe del nga tekstet e tyre dhe ajo qe me te vertet bejne ne jete private mund te jete diametralisht e kundert.

ROCK POP SKENA

Punet me mire nuk i kane as kengetaret e skenave tjera.

Si shembull eshte kengetarja Vesa Luma, e cila perkunder asaj qe disa vite eshte ne lidhje me Genc Dobroshin, vazhdon te jetoje me prinderit e saj.

Po ashtu edhe dy “flakareshat” tjera, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu jane te varura nga prinderit. Ndersa edhe pse e tashme e fejuar, nen kujdesin e familjes eshte edhe kengetarja Nora Istrefi. Por, prane komikut te njohur Rasim Thaqi- Cima jeton edhe vajza e tij Adelina Thaqi. Ndersa dikur e martuar, kengetarja Jehona Sopi eshte ajo e cila vazhdon te jetoje ne nje fole me prinderit. E per ju vajza qe e adhuroni kengetarin Shpat Deda, vjen lajmi se edhe ai jeton ne nje shtepi me prinderit. Deda ka pasur nje shkeputje disavjecare me prinderit per shkak te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Blagojevgradit. Ndersa tri motrat Ismaili, Zanfina, Ema dhe Adelina vazhdojne te jetojne me nenen e tyre . Ne bashkesi familjare jeton edhe Edona Llaloshi si dhe Leonora Jakupi. Ceshtja e jeteses ndaras dhe me nje privatesi te plote ka rrenje te thella qe lidhet me historine e ketij vendi, kushtet materiale e shumecka tjeter. Thenia : “Sa ma ngushte, aq me shlire” i shkon per shtati gjendjes. /milot hasimja/gazeta express/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online