All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Sunday, 25 January 2009

Agron Llakaj, Letrat e Fshehta te Dashurise

Agron Llakaj

Agron Llakaj, Letrat e Fshehta te Dashurise

Dashurine e zevendeson dashuria. Pas nje dashurie dy vjecare, tek ne erdhi nje tjeter dashuri, femija... Nuk jam as i pari as i fundit, qe them se, ne kete kohe, dashuria u drejtohet femijeve... Sakaq, lind nje dashuri pak me e gjere, nje dashuri ne familje, per te cilen, qe te dy, burri dhe gruaja, investojne fuqishem

Tashme identifikohet me spektaklin e njohur te humorit, Portokalline. Por figura e tij u be publike shume me pare se spektakli qe drejton. Imitimet e tij te fillimit te viteve ’90, nuk kaluan tangent vemendjes se publikut. Dhe emri i Agron Llakajt filloi te kalonte goje me goje. Ka te ngjare jo thjesht dhe vetem per shkak te profesionalizmit. Nje arsye duhet te kete qene edhe karakteri i tij afrues dhe plot humor... Madje humori i tij nuk mund te mos shoqeroje as edhe nje bisede me pyetje tejet serioze... keshtu edhe kur flet per gruan...

A mund te jepni nje perkufizim: c’eshte gruaja, sipas jush?
Gruaja eshte absolutisht qenia me e rendesishme dhe madhore, e kuptimit te jetes, qe nga lindja e deri te ndertimi e zhvillimi i saj. Brenda familjes, gruaja eshte shtylla, njekohesisht djepi.

E bukur apo inteligjente?
Varet si e sheh bukurine. Pertej konceptit fizik te bukurise, gruaja serish eshte e bukur, eshte fisnike. Mjafton te permendim faktin se nje vajze do te behet nene... dhe nuk ka gje me te bukur sesa nena.

Le te kthehemi pas ne kohe, ne fillimet e lidhjes me gruan tuaj te ardhshme... C’ishte ai detaj, apo ato detaje te vecanta qe ju bene te dashuroheshit me bashkeshorten tuaj?
Sivjet festoj 25 vjetorin e marteses. Pra duhet te kthehem prapa ne kohe, 25 vjet. Koha i ndryshon gjerat, kohet e reja sjellin koncepte te reja, shije te reja. Edhe dashurite, tani jane ndryshe e dikur ishin ndryshe. Dashuria ime me Kostandinen lindi qysh kur ne ishim ne shkolle, ne klasa paralele. Une e pelqeja ate, por ajo mua jo. Ngase nuk kam qene i bukur. Madje, kur u lidhem, asaj i thoshin: ku e gjete ate shemtiren. Tani mendoj se ajo ka qene largpamese, dhe ka menduar se dikur une do te ndryshoja. Nejse, nga momenti i njohjes, dashurise, e deri tek pjesa qe dashurine e beme ekzekutive dhe fizike, ishte kohe e gjate dhe kjo pjesa e romances ishte me e bukur, kishte dite brenda, letra te shkembyera fshehurazi, kishte dicka te vecante... Sot lidhjet jane dixhitalizuar.

Agron Llakaj me bashkeshorten Konstandina

I ruani letrat?
Fatkeqesisht jo. Dhe kjo eshte pjese e kultures... Me vjen keq qe nuk i kam ruajtur pasi sot, do ishin pjese e bukur e kujtimeve. Por gjithsesi i ruajme ne memorien tone. Ndaj dhe vazhdojme te jemi serish bashke.

Koha e shuan pasionin. Pas 25 vitesh, c’e zevendeson ate?
Dashurine e zevendeson dashuria. Pas nje dashurie dy vjecare, tek ne erdhi nje tjeter dashuri, femija... Nuk jam as i pari as i fundit, qe them se, ne kete kohe, dashuria u drejtohet femijeve... Sakaq, lind nje dashuri pak me e gjere, nje dashuri ne familje, per te cilen, qe te dy, burri dhe gruaja, investojne fuqishem. Njeriu fillon te dashuroje familjen e tij dhe brenda saj, pa diskutim eshte dhe dashuria per gruan. Ama, pasioni kalon te dashuria e re, qe i drejtohet pikerisht qenies qe ka me shume nevoje per ty, qe ka nevoje per ngrohtesine tende, por edhe per gjera me konkrete sic eshte nevoja per tu veshur, ushqyer, shkolluar... Kur behesh prind fillon e dashurohesh me rrugen qe do t’i ndertosh femijes tend. Eshte nje rruge e gjate... Me vone pastaj, kur ti fillon te mendosh se i ke ngritur femijet ne fluturim, lind nje dashuri e re. Sepse femija yt martohet, krijon familjen e vet dhe sjell nje femije ne jete. Ripasionohesh perseri, kjo eshte pjese e ndjenjes sime ne keto momente. E neper te gjitha keto faza neper te cilat ka kaluar jeta ime (nuk ka qene teresisht nje rrugetim lumturie, sepse ne familjen time, si kudo, ka pasur edhe perplasje, debate...), ka triumfuar dashuria per te qene bashke dhe kjo eshte gje shume me e mire. Me ka pelqyer shume filozofia e nje filmi hollivudian: Nje gjyshe i le amanet nipit te vet, ne momentin qe po vdiste: “mos harroni tavolinen e se dieles”. E kishte fjalen per tavolinen qe bashkon familjen. Kjo eshte pjese e investimit tim ne keto momente.

Ju mblidheni te dielen?
Jo vetem te dielen. Une kam deshire qe te jemi gjithnje bashke.

Ekziston nje mendim sipas te cilit, nje burre nuk mundet ta njohe deri ne fund, shpirtin, natyren, karakterin e nje gruaje. C’mendoni ju?
Ne, tani, e kemi zberthyer njeri-tjetrin. Brezi im, mberthen dhe zberthen karabinen vetembushese, model 56, per tre minuta. Ma ha mendja se per tre minuta, edhe une e zberthej Kostandinen. Edhe ajo mua, qofte ne konceptin karakterial, qofte dhe ne ate fizik... nuk behet fjale.

E konceptoni dot qe Kostandina juaj te mos ishte Llakaj?
Ne kohen kur ne jemi martuar, ka qene tradita, qe ne momentin kur fejoheshe dhe martoheshe, patjeter qe do te merrje mbiemrin e burrit. Ndaj ndodhi keshtu ne rastin tone. Sot, jam i sigurt, sime shoqeje, po ti therrasesh Kostandina Gerxhi, do ti duket nje emer i panjohur. Sikur nuk ka lidhje me te. . Prandaj dhe une njehere i kam thene: Emrin Kostandina ta kane cuar por per mua je Agronizuar... Kurse sot shoqeria ka evoluar. Pershembull, vajza ime, Alkida, nuk ka mbiemrin e burrit, ka mbiemrin e vet.

Ne familjen tuaj si jane pozicionuar dy gjysmat e se teres. C’rol luan gjithsecili?
Kemi nje lloj uniteti. Por kuptohet, produkti financiar baze jam une. Edhe Kostandina ka personalitetin e vet, me rrogen qe ka.

Agron Llakaj me familjeCili jeni ju, ne rolin e bashkeshortit dhe babait?
...Une hekuros vete, edhe pantallonat edhe kemishen. Ama, kur shkoj ne shtepi, patjeter qe duhet te gjej dicka gati per te ngrene. Nuk kam naze, por dicka e dua dhe natyrisht, kur e gjej gati, me shijon... Dhe per vete profesionin qe kam, gruaja por edhe femijet, ne nje fare menyre, jane kthyer ne nje suport shpirteror per mua. Puna qe une bej ka stres, por ndonjehere edhe dhune psikologjike... Ne raport me femijet, nuk kam luajtur 1-shin ose prindin autoritar. Jam mundur gjithnje te isha shoku te ta. Por kjo nuk e ngaterroi marredhenien tone. Femijet e dine mire qe une jam babai... Kurse tani, per vete moshen qe kane, jane bere partnere. Nese s’u pelqen dicka tek une, bejne opoziten reale, jane kritike. Madje, edhe ne pikepamjen profesionale, ata jane spektatoret e pare te mite. Jo cdo gje qe bej une eshte shume e mire per ta. Ka dhe gjera qe s’ju pelqejne.

Per te ndertuar figuren tuaj ne familje, a keni pasur, qofte edhe ne menyre te pandergjegjshme, nje model?
Une vij nga nje familje, mesatarisht e madhe me shtate femije. Nenen dhe babane i kam gjalle dhe natyrisht i dua shume. Vete jeta bie qe te largohesh, si puna e zogjve qe largohen nga foleja. Por une pergjithesisht hyj tek zogjte qe nuk e harrojne folene nga kam ardhur. Gjithsesi, njeriu ideal, idhulli i dashurise dhe heroi im, ka qene gjyshi im, Haseni. Me shume kete e kuptova ne momentin kur me erdhi mbesa ne jete. Isha i lumtur brenda vetes dhe thashe kjo mbese do te jete e lumtur, dhe kushdo qe do te vije pas saj. Sepse une duke patur si etalon pikerisht gjyshin tim, do ti bej niperit e mi po aq te lumtur sa me beri mua im gjysh.

Atehere, si jeni ju si gjysh?
Pretendoj se jam nje gjysh shume i mire. Adea ime nuk fle po s’e coi gjyshi ne shtrat. Ne dhjete shkurt ben 2 vjec. Dhe nuk e mbajne prinderit e vet, se ka nje gjysh pak agresiv, qe nuk ua le.

Tani jeni burri i tre grave ne familjen tuaj: gruaja, vajza, mbesa... A jeni i kujdesshem ndaj vogelsirave te cilat grate as sa dhe femijet i vleresojne... Le te themi, ndaj dhuratave?
Te kuptohemi, goca eshte ne shtepine e vet... Megjithate, mundohem te jem i vemendshem. Jam i kujdesshem qe qofte gruaja qofte vajza te ndjejne, te gjithe gjatesine dhe gjeresine e fjales dashuri. Por privilegjin natyrisht e ka mbesa. Por po qe per Adean, me erren syte.

Agron Llakaj me KonstandinenDhe per ta mbyllur serish me gruan tuaj. Eshte historia e nje burri te njohur dhe nje gruaje te panjohur publikisht... Si ka ndikuar ky element ne marredhenien tuaj?
Ne te dy me Kostandinen, kemi nisur rrugen njesoj. Rruges ndryshuam. Kur u fejuam i premtova se do te vazhdoja shkollen e larte dhe se do te behesha aktor i njohur. Dhe e mbajta premtimin. Ama rruga neper te cilen eca ishte nje kalvar, i cili padyshim do te shoqerohej me probleme ne cift, duke filluar qe nga xhelozia dhe pakenaqesite qe mund te prodhoje, etj, etj. Natyrisht nese dashuron dike, duhet ta bindesh dhe ti lesh te kuptoje, se krahasimet nganjehere nuk kane vlere. Nuk duhen bere. Kohe me pare, ishim dy avione ne te njejten piste. Une u ngrita, levizja e saj nuk funksionoi. Ama nuk mbaron ketu logjika. Sepse nje avion qe fluturon, ka nevoje per pisten ku ulet dhe nje servis te mire. Ky eshte roli i sime shoqeje, per te cilin une kisha dhe kam nevoje. Natyrisht nga ai moment e me pas ne u kuptuam. Pavaresisht se une jam artisti, ne gjithnje “fluturojme” bashke. /anila mema/panorama/25.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online